Prokuroria Speciale do ta hetojë ministrin Nenad Rikalo

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 14:56 | Nga

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili është akuzuar nga disa qytetarë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për maltretime gjatë kohës së luftës.

Prokuroria ka paralajmëruar se do të nis me grumbullimin e informacioneve dhe më pas nëse ka prova dhe dëshmi vazhdon me hetime penale.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu kanë thënë “Arbresh.info” se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftuar më parë për këtë rast.

“Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë në media nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Lutfiu tha se Prokuroria do të ndërmerr veprimet sipas Kodit të Procedurës Penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”, tha Luftiu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme