Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar për tu takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, ditën e premte nga ora 13:00 – 15:00,e ka të caktuar për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara.
Ndërkaq, interesimi i qytetarëve për tu takuar me Kryeprokurorin deri më tani ka qenë i kënaqshëm.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e hapur për të gjithë qytetarët dhe e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.