Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H., dhe A.G., me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Grabitje”, nga neni 329, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për zgjerimin e hetimeve, ndaj pesë të pandehurve, F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 22.01.2019, në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 (tetëmijepesëqindedyzetetre) mijë euro.
Paraprakisht, me datën 25 janar të këtij vitit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B., dhe A.G., janë arrestuar mbrëmë (5,shkurt) nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pas një pune operative hetimore në koordinim me Prokurorinë e Pejës.
Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.