Arrestohet i dyshuari në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se djeshme ka ndaluar të dyshuarin L.R, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kanosur të dëmtuarën V.M, të cilën dyshohet se e kishte marr nga shteti i Malit të zi me qëllim që kjo e fundit, të tërhiqet nga ndjekja penale ndaj tij, pranë kësaj prokurori, për dy veprat penale të “Kanosjes”, nga neni 185 i KPRK-së, për të cilat Prokuroria Themelore në Pejë kundër të pandehurit L.R. me datën 18.10.2018  kishte ngritur dy aktakuza, ku viktimë e këtyre rasteve ishte e dëmtuara V.M. dhe familjarët e saj.

Më tu vërejtur ky fakt, prokurori i çështjes menjëherë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit L.R. i cili gjendej në hollin e objektit të kësaj prokurorie dhe ndaj tij ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kishte për të kryer sërish veprën penale “Kanosje” nga neni 185 i KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin të  paraburgimit, mbi bazën e dyshimit se i njëjti mund të përsëris veprën e njëjtë penale në dëm të dëmtuarës dhe të ndikoj  në rrjedhën normale të procedurës duke përgatitur mbrojtjen në favor të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme