Prokuroria Themelore në Ferizaj vetëm gjatë kësaj jave, ka ngritur gjithsejtë 59 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka nxjerrë pesëmbëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie janë ngritur gjashtë aktakuza.
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 53 aktakuza, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë tetë aktvendime për fillim të hetimeve, kurse në Departamentin për të Mitur këtë javë është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri dhe janë marrë shtatë aktvendime për fillim të hetimeve.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.