Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit F.D.,sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Zjarrvënje” e sanksionuar në bazë të nenit 334 dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” e sanksionuar në bazë të nenit 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim për 24 orë.