Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për tri vepra penale. Në aktakuzën e të njëjtit, thuhet se me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova, raporton Ekonomia Online.
I pandehuri akuzohet edhe për mbajtje të armës pa leje duke shkelur Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.