Prokuroria Themelore reagon pas deklaratës së avokates Rina Kika

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin lidhur me prononcimet publike të avokates Rina Kika, gjatë ditës së djeshme, me pretendimin se aktakuza ndaj personit me inicialet  S.O., është ngritur pa përfshirjen e veprës penale “Dhunimi”.

Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, prokurori i çështjes të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ashtu që, më 27.04.2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 9 dhe 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.

Prokurori i Shtetit, aktakuzën e ngritur e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë.

Të ngjashme