Promovimi i franshizimit si model biznesi në Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, po organizon një forum virtual me transmetim të drejtpërdrejtë, për të promovuar franshizimin (franchising) si një model biznesi në Kosovë, dhe për të inkurajuar ndërmarrësit ekzistues dhe ata të ardhshëm që të konsiderojnë shfrytëzimin e këtij modeli.

Ky forum virtual do të mbahet nesër (12 nëntor 2020), duke filluar nga ora 10:00, dhe mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e Facebookut:

AmCham: https://www.facebook.com/AmChamKosovo

EkonomiaOnline: https://www.facebook.com/EkonomiaOnline 

Telegrafi: https://www.facebook.com/telegraficom

Franshizimi (Franchising) ka ndikime të dukshme ekonomike, duke përfshirë prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e bazës tatimore, modernizimin ekonomik, përshtatjet në bilancin e pagesave, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndihmën në zhvillimin e fuqisë punëtore.

Për këtë forum virtual janë ftuar përfaqësues të dhënësve të franshizës (franchisors) ekzistues dhe marrësve të franshizës (franchisees) në Kosovë, përfshirë Burger King, KFC, SushiCo, dhe Green and Protein. Qëllim i këtij diskutimi është të informojë publikun e gjerë, duke përfshirë sektorin privat, OJQ-të, mediet, dhe palët e tjera të interesuara rreth franshizimit dhe potencialit për zhvillimin e mëtejmë të këtij modeli të biznesit në Kosovë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme