Është promovuar në gjuhën bullgare libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores Fetnete Ramosaj, raporton Ekonomia Online.
Libri është përkthyer në gjuhën bullgare nga albanologu i njohur bullgar Anton Panchev nga Universiteti i Sofjes.
Njëri nga recezentët e këtij libri, Kolë Krasniqi ka thënë se ky libër ka të bëjë si libër i shkencave të sigurisë e që sipas tij këto shkenca janë të pakta ën Kosovë.
“Ky libër ka shtuar diskutim e interesim të lexuesve shqiptar e tash edhe bullgar. Dilemat për organizatat e huaja e sidomos atyre serbe, ka shtuar autoren që të argumentoj kontinuitrtin e organizatave terroriste serbe në Kosovë. Disa prej si psh ushtria serbe në Kosovë ishin organizatë tipike terroriste sepse kishte për qëllim luftimin dhe pastrimin etnik të kosovarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Anton Panchev, përkthyesi i librit është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e të pranishmëve. Ai ka folur për marrëdhëniet bullgaro-shqiptare.
Ai ka thënë se punimi i autores Ramosaj është i shkëlqyeshëm e mbi te gjitha ky libër përmban burime serbe.
“Ky libër kam dashur të përkthehet në bullgarisht sepse ky libër do te jetë në interes të lexuesve bullgar që të kuptojnë për historinë e Ballkanit. Gjuha e librit është e përkryer e kam përkthyer lehtë por jo shpejt sepse nuk i kam ditur ngjarjet dhe si kam njohur njerëzit qe janë përfshirë në libër. Libri është përkthyer në bullgarisht sepse ne bullgarët nuk dimë për historinë e Serbisë kundër shqiptarëve. Marrëdhëniet e tona politikë janë të mira, Bullgaria dhe Kosova i kanë zhvilluar marrëdhëniet e mira të tyre por në nivelin e opinionit publiku bullgar nuk dine për Kosovën, dhe në mediet tona shpesh hynë lajme prej Beogradit të filat po përpiqen të krijojnë një opinion kundër të vërtetës së historisë dhe marrëdhënies shqiptaro-serbe. Serbët bëjnë konferenca të cilat janë në favor të tyre por kurrë nuk flasin për krimet e bëra të serbëve ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve”, ka thënë Panchec.
Kurse vet autorja e librit, Fetnete Ramosaj ka thënë se më vjen mirë që ky libër është vlerësuar dhe ka parë dritën e botimit.
Ramosaj ka falënderuar mbështetësit e këtij libri dhe ka thënë se Panchev ka bërë që ky libër të flas bullgarisht dhe që shteti bullgar te njoh kaltrën dhe gjuhën shqiptare.