Promovohet monografia “Djaloshi me dy zemra” – Aushvici i Krushës së Madhe

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 14:43 | Nga Albulena Misini

Është promovuar monografia  me titull “Djaloshi me dy zemra” – Aushvici i Krushës së Madhe, e autorit Nusret Pllana.

Në këtë promovim të pranishëm ishin familjarë, profesorë universitarë dhe qytetarë të tjerë.

Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji, tha se “kur zemra është plotë atëherë goja është e zbrazët”, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk është e lehtë në këtë ditë përkujtimore të martirëve tanë të flasim diçka, sepse ata kanë folur dhe kanë shkruar me gjakun e tyre histori”, theksoi ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, në emër të UP-së ka përshëndetur autorin i cili sipas tij, ka bartur një barrë të madhe përmes këtyre zhvillimeve.

“Kjo dhuratë është shumë e vogël për meritat e mëdha për ata të cilët dhanë dhe bënë sadopak të na lehtëson dhimbjen që e kemi, na bënë që të punojmë më shumë që të ndërtojmë një sistem arsimor më të mirë”, ka thënë Dema.

Ky promovim organizohet në shenjë përkujtimi për 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe që ka ndodhur më 26 dhe 27 mars të vitit 1999 ku qindra burra u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe.

Të ngjashme