Thaçi e shpall “Foto të Ditës” bashkimin e udhëheqësve fetarë në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur “Foto të Ditës” bashkimin e udhëheqësve të të gjitha Bashkësive Fetare në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“PHOTO OF THE DAY: Udhëheqësit e Bashkësive Fetare nënshkruajnë deklaratë të përbashkët në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar i pari i vendit në Facebook.

Nënshkrimi i kësaj deklarate të përbashkët të udhëheqësve të Bashkësive Fetare është bërë në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë” që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme