Pronarët e pishinave protestojnë para Qeverisë: Jemi në prag të falimentimit

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 14:07 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronarët e pishinave kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë, para ndërtesës së këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i tyre, Diamant Paçarrizi, tha se vendimi Qeverisë për mbylljen e pishinave ka lënë pa punë shumë persona edhe përkundër sa janë të detyruar që të mirëmbajnë ambientet e punës.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë ka bërë që një pjesë e madhe e pishinave në vend të ndodhen në prag të falimentimit.

“Pishinat në Kosovë kanë një sezon mjaftë të brishtë dhe të shkurt dhe nga 3 muaj me diell që kemi, arrijmë që ti zëmë 50 ditë me diell”.

“Vendimi i qeverisë për neve do na qoj në kolaps dhe në falimentim, duke marrë parasysh se mirëmbajtja e ujit vazhdon të jetë më kosto të njëjtë ditore dhe inkasimi është zero”.

“Që nga sata 2 korrik dhe pa mërgimtarët ne kemi qenë për mbijetesë dhe me raste s’kemi arritur t’i mbulojmë shpenzimet ditore”, tha ai.

Paçarrizi njoftoi se nëse ky vendim nuk anulohet, protesta e radhës do të jetë në kufirin me Shqipërinë, raporton EO.

“Nëse Qeveria nuk merr vendim më së largu sonte, ne protestën e radhës do ta mbajmë në kufi me Shqipërinë ku do t’i bllokojmë automjetet që dalin jashtë Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme