Pronari i një restoranti në Vushtrri është kapur në flagrancë nga ekipet e kontrollit të KEDS-it duke e vjedhur energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.
KEDS-i ka bërë të ditur se keqpërdorimi nga ana e kë tij personi me energjinë elektrike është zbuluar meqë veprimin e kundërligjshëm e bënte përmes një kablloje elektrike duke e anashkaluar njehsorin elektrik.
“Atij i është zbuluar hajnia përmes një kablloje elektrike të lidhur në të zezën me të cilën furnizohej kohë pas kohe, duke e anashkaluar njehsorin elektrik. Si rezultat, ky i ka shkaktuar KEDS-it humbje prej 132,171.60 kilovatë energji elektrike, për çka detyrohet t’ia rikthejë 17,114.72 euro. Me ligj, kjo hajni është e dënueshme nga gjykatat kompetente me gjobë dhe me burgim deri në tri vjet”, thuhet në njoftim.