Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në polici se një person i ka kërkuar 50 mijë euro pasi është duke kryer punime në pronën e tij, raporton Express
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Detyrim”.
“Prishtinë, 17.06.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar 50.000 euro, pasi që është duke kryer punime në pronën e tij. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt|”, ka njoftuar policia.