Pronarja e “Vita Hospital” denoncon vjedhjen e 50 mijë eurove kursime, dyshon te punëtorja e shtëpisë

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmë pak para mesnatës në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, që dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Agim Çavdarbasha”, ku është vjedhur një shumë e majme e parave në një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ankuesja që ka raportuar rastin e vjedhjes është pronare në spitalin “Vita Hospital”.

Ajo ka deklaruar para zyrtarëve policorë se dikush ia ka vjedhur kursimet në vlerë të 50 mijë eurove, që i kishte lënë në dhomën e saj. Sipas burimeve të Sinjalit, e njëjta ka deklaruar se personi i cili ajo dyshon që ia ka vjedhur këtë shumë të parave është punëtorja në shtëpinë e saj.

Mësohet po ashtu se njësitë policor kanë nisur hetimet për këtë rast, kurse prokurori ka urdhëruar që të intervistohet e dyshuara dhe të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë”.

Të ngjashme