Propaganda dhezë veç për të keq.
Përdoret për t’i bindur popullin që ta urrejnë armikun tënd,përdoret për t’i shfrytëzuar popullin si ushtarë në luftë kundër armikut tënd…
dhe në fund, Ata të vijnë pas Teje!
Kaq.
Por, kur populli vijnë me Ty, nuk mundesh më t’i ushqesh me ‘përralla për armikun’, sepse ata më nuk ushqehen me urrejtje, por tash prej teje lypin t’i materializosh premtimet, që inke përdorë si armë kundër armikut tënd.
Nëse e përsërit, e përsërit dhe e përsërit në pambarim një fjalë të keqe, një nofkë ose një rrenë për dikë, gjindja të besojnë sepse mezi s’presin të dëgjojnë keq.
Hasret presin veç të dëgjojnë keq për dikë, sepse sa më i keq tjetri, vetja të duket më i mirë.
Janë hastretgjinj për të keqen, sepse është satisfaksion i madh kur dikush ta gjen adresën dhe fajtorin e pakënaqësisë tënde.
Pra, mund ta shkatërrosh dikë me propagadë.
Ama, jo edhe të ndërtosh me propagandë.
Propagandë pozitive është zor, e paarritshme të realizosh.
T’i mund të reklamosh një pseudo shkrimtar ose një pseudo këngëtar, ama me reklamë merr fund propaganda jote, dështon.
Sepse, nuk ndërtohet vlera e mira me rrena.
Rrena shkatërron, por nuk ndërton.
Albin Kurti na ka bindur (s’i ka lyp kush fakte), me propagandë, që qeveritë e kaluara kanë qenë shkatërruese, por nuk ka se si na bind me propagandë se qeveria e tij është krijuese, ndêrtuese, sepse për të na bindur duhet fakte, duhet të krijosh, të ndërtosh.
Askush nuk të lyp fakte për shkatërrim (mjafton pakënaqësia, që e zëvendëson faktin), ama për ndërtim, për mirëqenie, për kënaqësi, për lumturi duhen fakte konkrete.
(Nuk ka nevojë për asnjē arsye që të jesh i pakënaqur, por ka nevojë për arsye që të jesh i kënaqur).
E fut dorën në xhep – gjen pare, ky ështē fakt. Kuleta nuk mbushet me propagandë.
Ama, zbrazet me propagandë.
Neve na ke bindur se jemi të varfër shkaku se na kanë vjedhur qeveritë e kaluaa, ama nuk mund të na bindësh që tash me Ty jemi të pasur, pa na i mbushur xhepat.
Pra, e mira lyp fakte.
Të keqes i mjafton vetvetja.
Kur e dëgjova Hekuran rrenësin duke iu treguar fukarenjëve shqiptarë se si Kosova është e zhvilluar si Franca, m’u kujtua Kulla e Eiffelit në një restorant në Janjevë.
Hekurani na i ka dhënë dy mundësi:
Kush do prej neve mund të ndjehet francez, kush nuk do të ndjehet francez, mund të ndjehet si qytetar i Austrisë, që renditet e para në botë për standardin e lartë të jetesës.
Ani, e kuptoj, do t’i manipulojë fukarenjtë, t’i bindë se janë të pasur por nuk janë të vetëdijshëm që jetojnë si n’Paris.
Sepse, Parisi, më mirë shihet nga largësia, nga qielli.
Sa më afër Parisit, aq më pak e vëren se sa i mirë është Parisi.
Shqiptari ka punuar gjithë jetën, e merr pensionin 90 euro, nuk ia numërojnë vitet e punës para luftës, sepse nuk ia ka paguar tatimet pushtuesit serb.
Nuk na e numërojnë tatimin që ia kemi paguar Republikës së Ibrahim Rugovës!
Gjatë viteve të ’90-ta politika shqiptare na tha: braktisni punën kolektivisht për patriotiëm.
E braktisën.
Pastaj, u kërkua nga të papunët t’ia paguajnë tatimin Republikës inekzistente. Po u treguar se ku ti marrin paret.
Dhe, të dilte emri në gazetë, nëse nuk ia paguaje tatimin LDK-së.
Tash LDK le t’i paguan pensionet e shqiptarëve!
Sepse, ky shteti i Kosovës e merr parasysh vetëm pensionistin që nuk e ka lënë punën ‘nën masat e dhunshme’ të Serbisë.
Absurditet që e duron veç shqiptari.
A është keq apo neve po na duket keq?
Çmimet janë ngritur!
Rrymën na e kanë shtrenjtuar si të ishim hasmi i tyre!
Papunësia është e madhe.
Bizneset e vogla janë shuar.
Kush punon merr social, jo rrogë.
Zëri i studentëve nuk dëgjohet për asnjë problem.
Ata janë të lumtur.
Trupin në Kosovë, mendjen në internet.
Jetohet në një tjetër dimension paralel!
Realitetin e keq e mundin me lojë.
Vritet armiku online në lojë, por ama armikut të vërtetë që ta shkatërron jetën, nuk i thua MO’!
Argëtimi është perendia e shqiptarëve.
Argëtoji, nëse do t’i kontrollosh!
Pronarët e bizneseve (që janë skllavopronarë),
luajnë me dinjitetin e vajzave e djemëve:
i largojnë nga puna për qejf,
për shmangie të taksave;
për që kanë qëndruar shumë gjatë në WC (gjatë orarit të punës),
që kanë mbajtur çehte dhe nuk kanë buzëqeshur në fund të orarit 12-të orësh;
që i kanë zënë duke u ulur për të pushuar.
(Pra, skllavopronarëve nuk u është rritur çmimi i rrymës e ‘skllevërve’ të tyre -PO.
Fondi i Ringjalles Ekonomike u është dhuruar atyre, milionerëve, e jo varfanjakëve).
Askush, s’ka sigurim shëndetësor. Kerret po. Kanë sigurim. Që dmth. kerret e shqiptarëve janë më të rëndësishme se pronarët e ‘tyre’!
Qentë të ndjekin udhëve.
Bërllogu deri në fyt.
Ekzodi i shqiptarëvs vazhdon.
Kosova është pushimore për kriminelët.
Është vendi më i varfër në Evropë.
E njëfarë Hekuran Murati, të thotë:
Jooo, po të duket Ty, se s’je Ti i varfër.
Je Francë, je Austri….
Por, Je i çmendur, prandaj nuk e di se sa i pasur e sa i lumtur je!
Kushtet për të qenë Francë i kemi plotësuar, Kullën e Eiffelit e kemi, tash duhet ta gjejmë diku edhe një Mozart dhe një Frojd që të kompletohemi si Austri.
Veç se Mozarti s’ka varr, s’di a na konvenon ta kemi.
Ti po largohesh nga Kosova jo shkaku i fukarallëkut, por shkaku se je aq budalla sa nuk e sheh pasurinë që ta ka dhënë qeveria Kurti.
Trego Ti rrenës se çka i keni bërë Ju me Fondit për Ringjallje?
Kë e keni ringjallur Ju ekonomikisht, përveç pasanikëve?
Kjo është qeveri anti-shqiptare, që me
propagandë do t’i sëmurë shqiptarët mendërisht, t’i bind fukarenjtë shqiptarë se janë çmendur,
që për karasevda po ikin nga Franca e Kosovës në Francë,
po ikin pa asnjë nevojë nga Austria e Kosovës në Austri.
‘Të çmendurit nuk ikin nga çmendina, sepse aty je i lirë të jesh kushdo’, të jesh Skënderbeu, dhe s’ta prish kush qejfin.
P.S. Shqiptarët t’pshurrin n’propagandë.
Po ta thotë Kim-i, një fëmër e gjysmë!