Në top 3 për zhvillimin ekonomik në Evropë, po na thonë. Ç’gëzim i madh apo jo!?
Rritje prej 3.8%. Dukshëm më shumë se Franca (1%), Italia (0.7%) e madje edhe Gjermania (-0.5%). Çfarë fati kemi ne me këtë qeveri apo jo!?
Po nëse vendet e mëdha e kryesore të Evropës, boshti industrial i kontinentit, nuk qenkan në vendin e parë e të dytin, me kë po garon Republika jonë!? Me Malin e zi (4.5%) dhe Gjeorgjinë (6.2%).
Rritja reale e BPV është mjet dhe indikator i mirë për çka do, përveç për krahasime me vende që janë të pakrahasueshme. Për Francën e Gjermaninë qoftë në pyetje edhe vetëm 1%, kemi të bëjmë me më shumë se trefishin e BPV total të Kosovës. Do duhej të ishte e vetëkuptueshme, që rritja e BPV në vendet e vogla dhe më të pazhvilluara është më e madhe në krahasim me ekonomitë e mëdha.
Si referencë do duhej ta shikonim Malin e Zi dhe të pyesim vetën, pse fqinji i jonë shënon rreth 28% më shumë rritje se ne!?
Selektim në vend të transparencës.
Propagandë në vend të mirëqenies