Në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
Deri më tani, në selinë e VV-së ka arritur Kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e partisë Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.
Dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre. Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.
“Kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.