Propozimi i përfaqësuesit të koalicionit PAN, për shtyrjen e seancës për dy orë, ka marrë 60 vota për dhe 60 vota kundër.
Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, tha se në momentin që ka një rezultat të barabartë, propozimi bie poshtë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Enver Hoxhajt, i cili i ka thënë Mikullovcit që mos ta shkelë rregulloren.
Hoxhaj ka rikujtuar se edhe sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit i takon vetëm subjektit që ka dalë i pari, në këtë rast PAN-it.
Ai indirekt ka “kërcënuar” se në këtë mënyrë, Kuvendi mund të bllokohet.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kërkoi që pikë e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të shtyhet për dy orë për shkak se kanë nevojë për konsultime të koalicionit.
Në fund, Mikullovci e ka mbyllur seancën pa u zgjedhur organet drejtuese të Kuvendit.
Tash pritet që sekretaria e Kuvendit të sqarojë cilët do të jenë hap e mëtutjeshëm.