Propozimi i ZRRE-së, Blerta Deliu kritikon ashpër Albin Kurtin

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Propozimi i ZRRE-së, për shtrejtim të energjisë elektrike, ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.

Deliu-Kodra, thotë se kjo gjë dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.

Ajo ka kujtuar deklarimet e kryeministrit Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, duke i akuzuar qeveritë e atëkohëshme si fajtore për çmimin e energjisë elektrike në vend.

Tutje ajo shton se “ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme