Propozohet rezolutë e re për Nehat Thaçin

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 11:59 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka propozuar një rezolutë të re për Nehat Thaqin, i arrestuar në Serbi.

Zemaj së bashku me deputeten Selvije Halimi dhe nga deputeti i Grupit 6+, kanë hartuar një rezolutë me pesë pika, ku ndërmerren masa për lirimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, shkruan lajmi.net

Në këtë rezolutë i kërkohet BE-së që të ndërhyjë në Qeverinë e Serbisë për lirimin e Thaqit dhe çdo komunikim me Serbinë të bëhet nëpërmjet zyrës së Mogherinit.

Poashtu, rezoluta parasheh që t’i bëhet me dije BE-së se Serbia po rrezikon përmirësimin e marrëdhënieve.

Ndërkaq, pika e fundit e rezolutës përcakton që të kërkohet nga Interpoli që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe që urdhër arrestet e Serbisë të kalojnë nëpërmjet Interpolit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se pajtohet me çdo pikë të kësaj rezolute, por i mungon vetëm fjalia: Të pezullohen bisedimet në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme