Policia ka arrestuar Hermes Nikën, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Dyshohet se Nikaj shfrytëzonte vajzat për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro.
Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorte.
Ai është shoqëruar gjatë natës pas një operacioni të Policisë së Tiranës për prostitucion, ku ka pasur disa të shoqëruar. Policia po kryen verifikime për të zbuluar rolin e tij.