Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendet e grumbullimit të protestuesve, nisur nga fakti se në 21 qershor opozita ka njoftuar protestën e radhës.
“Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, njofton ambasada.
Njoftimi i plotë
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00.
Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.
Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime”,- njofton ambasada./Top Channel