Protesta e opozitës, ndalohet në Kukës aktivistja e Partisë Demokratike në kufi

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 09:24 | Nga

Ndalohet një tjetër aktiviste e opozitës në pikën kufitare të Morinës.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për zonjën Fiqirije Nezaj, 50 vjeç e cila është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim.

Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Partia Demokratike thotë se, zonja Nezaj nuk ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia, ndërsa mbahet në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza fallco dhe pa prova.

Më 31 janar u ndalua edhe ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme