Protesta e opozitës në Shqipëri shkakton përplasje ndërmjet gardës dhe policisë

| 17 Tet 2024 | 13:52 | Nga

Gjatë protestës së deputetëve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka pasur një mosmarrëveshje me tone të lartë mes drejtuesve të gardës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që u zhvendosën në parlament me lëvizjen e protestuesve përpara bashkisë.

Ka qenë pikërisht momenti i tensionuar kur deputeti Luan Baçi pretendon se një efektiv me skafandër i nxori pistoletën, kur një drejtues i Gardës ka dalë përpara policëve dhe iu ka kërkuar të largohen me tone të larta.

Pas disa momentesh forcat e FNSH-së u larguan dhe situata u qetësua.

Të ngjashme