Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.
Në takim do të flitet për masat organizative për vijimin e aksionit politik. Një tjetër pikë, është edhe organizimi i protestës së 13 Prillit.
Opozita e bashkuar nuk i ka ndalur protestat për asnjë moment, duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se qeveria është e përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Çdo muaj PD dhe LSI organizojnë protestat kombëtare në Tiranë.