Policia australiane ka arrestuar 235 persona në Melburn dhe 32 të tjerë në Sidnej të shtunën në protestat që po mbahen kundër bllokimit të vendit. Disa oficerë të policisë janë përleshur me protestuesit.
Policia e shtetit të Viktorias atje ka deklaruar se gjashtë oficerë janë në spital, një numër i policisë janë shtrirë për toke nga protestuesit, kjo u pa edhe në pamjet televizive.
Rreth dy mijë policë u vendosën në qendër të qytetit ku i bllokuan të gjitha ato pjesë dhe vendosën barikada. Transporti publik dhe disa rrugë ishin të bllokuara për qarkullim.
Australia është duke u përballur me një shpërthim të variantit Delta të koronavirusit që nga mesi i qershorit, shumë zona kryesore si Sindej, Melbur dhe Kanberra, janë të mbyllura për javë të tëra.
Të shtunën, atje u raportuan 1,882 raste të reja të koronavirusit, shumica e tyre u shfaqën në Sidnej, shkruan Reuters.