Protestë kundër kandidaturës së Jeremiqit, ai gjithmonë ka mbjellë urrejtje

Prishtinë | 03 Sht 2016 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të kundërshtuar emërimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Deputetë të subjekteve politike, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë i janë bashkuar protestës.

“Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës”, ishte mbishkrimi kryesor që mbanin në duar protestuesit.

Njëra nga organizatoret e protestës së sotme, Jeta Berisha ka thënë se shfarosja e popullit shqiptar ishte nder i Serbisë, kurse sot Jeremiq konkuron për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

“Kërkojmë ta anuloni konkurrimin, serbët duhet të kërkojnë falje dhe t’i kthejnë të gjithë trupat e humbur. Kosova do të bojkotojë të gjitha produktet që hyjnë nga Serbia”, ka thënë Berisha.

Sipas saj, protestuesit e sotëm nuk janë përfaqësues të politikës, por përfaqësues të Kosovës.

“Ne jemi rinia, zëri i të cilëve po vdes për t’u dëgjuar… Millosheviqi vazhdon të veprojë përmes politikave të serbëve pas tij”, ka theksuar Berisha.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, theksoi se bota demokratike duhet t’i ndëshkojë kriminelët,  jo t’i favorizoj ata.

“Kandidati nga Serbia, Vuk Jeremiq, nuk është njeri i përshtatshëm që të zgjedhet në këtë post, i cili gjithmonë ka mbjellë urrejtje dhe injorancë ndaj shqiptarëve”, tha Kumnova.

Në protestë veç qytetarëve kanë marr pjesë edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu.

Në pankartat e protestuesve shkruhej: “Janë vrarë 11.840 persona, të zhdukur 1.666 persona mbi 20 mijë gra të përdhunuara”.

“Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës” është pankarta kryesore që mbajnë në duar protestuesit, derisa aty janë parë edhe thirrje të tjera si: “Nëna e të zhdukurve të Kosovës kundërshtojmë nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së”.

Është kujtuar gjithashtu se në Kosovë janë vrarë 11,840 persona, vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1.666 dhe janë dhunuar mbi 20 mijë gra e vajza të reja, raporton Ekonomia Online.

Organizatorët kanë thënë se nuk mundet të jetë në krye të organizatës që promovon paqen, një person i cili është i mbushur me urrejtje.

protesta1 protesta2 protesta3 protesta4 protesta5 protesta6 protesta7 protesta8 protesta9 protesta10 protesta11 protesta12 protesta13

 

Të ngjashme