Edhe sot do të vazhdojë protesta në Graçanicë përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim se rruga kryesore do të jetë e bllokuar për shkak të protestës.
“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqaniçë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqaniçë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.
Kujtojmë se sot është dita e tretë që po zhvillohet kjo protestë në Graçanicë.