Protesta në Serbi: Mbi 40 mijë njerëz kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

U mblodhën mijëra qytetarë serb, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kjo pasi që ata nuk janë aspak të kënaqur me mënyren se si e drejton vendin ai. Po të njëjtë protestë, mediat serbe e fshehen për disa orë radhazi, duke raportuar vetëm pas mbarimit të saj.
Mbrëmë është mbajtur protesta e opozitës serbe kundër presidentit Aleksander Vuçiq. Në protestë ishin afro 40.000 persona dhe gjithçka shkoi pa asnjë incident, raportojnë mediat serbe.

Vlen të theksohet se mediat serbe u munduan të anashkalojnë këtë protestë duke mos raportuar menjëherë por vetëm pas përfundimit, duke dëshmuar edhe njëherë se janë vegël e pushtetit të presidentit Aleksander Vuçiq.

Slogani i protestës ishte “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar rrahjes së disa anëtarëve opozitarë disa javë më parë.

Në protestë ishin liderët opozitarë të Serbisë, Nikolla Jovanoviç, Miroslav Aleksiç, Boshko Obradoviq, Zoran Lutovac, Radosllav Milojičić dhe Janko Veselinovic, transmeton Indeksonline.

Pjesë e protestës ishte edhe aktori i njohur serb, Branislav Trifunoviç, ku tha se ka dalur për të protestuar këtu jo nga Facebook-i dhe Twitter-i.

Lideri opozitar Borko Stefanoviç tha se ne dëshirojmë që të përmirsojmë jetën në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend dhe njerëzit të jetojnë më mirë.

Ndërsa lideri tjetri opozitarë Boshko Obradoviq u shprehë se qytetarët janë lodhur nga regjimi dhe se kanë vendosur që të rebelohen kundër qeverisë.

“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë ne që kemi qenë në rrugë gjatë viteve dhe kemi pritur që njerëzit të zgjohen”, tha Obradoviç.

Opozita e bashkuar serbe tha se ky është vetëm fillimi dhe ftoi qytetarët e pakënaqur që të bëhen pjesë e ecjeve jopartiake të organizuar kundër dhunës që po e bën qeveria aktuale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme