Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit këtë të hënë për herë të katërt në dyert e SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Në bazë të këtij vendimi Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaji në SPAK, përpara Oficerëve të policisë Gjyqësore.
Ish-kryeministri akuzohet për “Korrupsion pasiv” për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani.
Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim për të dal jashtë vendit”, por tashmë SPAK ka doreëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim që ndaj Berishës të rëndohet masa e sigurisë.
Teksa Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mbahet këtë të hënë në orën 12:00 për të vlerësuar kërkesën e SPAK, Rithemelimi ka njoftuar mbajtjen e një proteste.
Mësohet se rreth 700 efektivë policie janë lokalizuar përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.
Raportohet se afër Kuvendit janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.