Protesta për vrasjen e 18 vjeçares, hidhet ngjyrë e kuqe në drejtim të policisë

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protestuesit i kanë hedhur ngjyrë të kuqe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Ferizaj në protestën që po mbahet për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

“Policia i ka duart me gjak” thirren protestuesit derisa hodhën ngjyrën.

Protesta është organizuar pas rastit tragjik në këtë komunë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga partneri i saj dhe më pas është lënë në Spitalin Rajonal të Ferizajt nga ai edhe një person tjetër i dyshuar, i cili ndodhet në pranga.

Vrasja e 18-vjeçares M.O., ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.


Të ngjashme