Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Venezuelë, Caracas, në mbështetje të Presidentit Nicolas Maduro – dhe të pasardhësit të tij i vetëshpalluri president, Juan Guaido.
Guaido tha se lëvizja opozitare e vendit do të vazhdonte në rrugë.
Maduro u tha mbështetësve se ai ishte i vetmi president i Venezuelës.
Guaido e shpalli veten president të përkohshem të Venezualës muajin e kaluar dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine.
Rusia dhe Kina mbështesin Presidentin Maduro.
Gjithçka nisi disa ditë pasi Maduro ishte betuar për një mandat të dytë, pas zgjedhjeve të diskutueshme të cilat shumë liderë të opozitës i kishin bojkotuar apo ishin burgosut pasi i kundërshtuan.
Guaido, i cili është kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, thotë se kushtetuta i lejon atij të marrë përkohësisht pushtetin kur presidenti konsiderohet i paligjshëm.