Policia franceze hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e maskuar që iu bashkuan një proteste të madhe për 1 Majin në Paris.
Protesta e sivjetme ka bërë bashkë “jelek-verdhët” ashtu edhe ata të ashtuquajturit “blloqe të zeza” të veshur me maska të zeza, njofton Klan Kosova.
Disa persona thyen dritaret e dyqaneve dhe hodhën predha në drejtim të policisë. Dhjetëra persona janë arrestuar.
A është kjo protesta më e madhe e këtij viti?
Deri në fillim të pasdites, Ministria e Brendshme e Francës tha se më shumë se 150,000 demonstrues kishin dalë në rrugë rreth vendit dhe të paktën
16,000 në kryeqytet – një rritje të konsiderueshme nga vlerësimet e vitit të kaluar.
Një vlerësim tjetër nga grupet e medias e vë numrin shumë më të lartë, në rreth 40,000 në Paris.
Më shumë se 200 arrestime janë bërë në kryeqytet, shkruan CNN.