Në protestat e sotme të organizuara nga lëvizja “Emri jonë e drejta jonë” në sheshin “Maqedonia” në Shkup, u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të cilët kërkuan urgjentisht të ndërpriten negociatat me Greqinë.
Gjatë protestave të sotme të pranishëm ishin edhe figura publike maqedonase, të cilët kishin vendosur t’i bashkangjiten protestës, në të cilën kishte edhe tupana dhe muzikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe gjatë ditës së sotme protesta nga maqedonasit e shpërngulur ka pasur edhe në disa qytete botërore, të cilët gjithashtu kërkuan të ndërpriten negociatat me Greqinë dhe të mos ndryshohet emri i Maqedonisë.