Në Brazil ka pasur përleshje në rrugët e Sao Paulo dhe Rio de Janeiro pas protestave si për dhe kundër presidentit Jair Bolsonaro.
Gjatë vikendit, Brazili kapërceu Francën me numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi ku gati 29,000 njerëz humbën jetën.
Bolsonaro doli me një kalë për t’u bashkuar me qindra mbështetës në kryeqytetin Brasilia. Asnjë përpjekje për distancim shoqëror – një shfaqje e mospërfilljes nga njeriu që në të kaluarën e ka quajtur koronavirusin një grip të zakonshëm.
Mbështetësit e presidentit po bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake dhe mbylljen e Gjykatës Supreme. Tensionet janë rritur mes presidentit Bolsonaro dhe siste
Tensionet janë rritur midis Bolsonaro dhe gjyqësorit për shkak të një hetimi për ndërhyrjen e politike nga presidenti.
Bolsonaro gjithashtu akuzoi gjykatën e lartë këtë javë për censurë, pasi filloi të marrë në konsideratë akuzat për lajme të rreme dhe kërcënime nga mbështetësit e tij.