Franca u kthye në një arenë dhune të enjten pasi më shumë se 1 milion qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar reformën që do të rriste gradualisht moshën e pensionimit në 64 vjeç.
Kjo ishte greva e nëntë që nga janari, ku mijëra punëtorë protestuan dhe u larguan nga sektorë të ndryshëm, përfshirë transportin, energjinë dhe arsimin.
Grupet e dhunshme u infiltruan në protestat në Paris, Bordo dhe Lion duke shkaktuar trazira në rrugët e qyteteve franceze. Ata i vunë flakën kontejnerëve, mbeturinave dhe portave të ndërtesave, hodhën shishe drejt bankave dhe policisë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha sot për CNEWS se 457 persona u arrestuan të enjten në mbrëmje në të gjithë Francën.
Ai tha se 441 policë u plagosën ndërsa u regjistruan 933 zjarre.