Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të Iranit

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Videot e verifikuara nga BBC tregojnë një grup protestuesish të mbledhur më herët sot në qytetin e Zahedanit, në provincën juglindore Sistan-Baluchestan të Iranit.

Protestat aty nisëm pas namazit të xhumasë në Zahedan, por demonstratat janë shtuar në javët e fundit.

Në njërën nga videot, njerëzit dëgjohen duke brohoritur “vdekje diktatorit”, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shkruan BBC.

E njëjta video u shpërnda edhe në rrjetet sociale.

Faqja e internetit e lajmeve Halvash, e cila përqendrohet në çështjet e të drejtave të njeriut në Sistan-Baluchestan, tha se forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës dhe të ashtuquajturit “plumba me fishekë” gjatë aksionit. Qasja në internet është ende e kufizuar në Iran, që do të thotë se më pak video po dalin sot nga vendi.

Zahedani ka qenë vazhdimisht skenë trazirash në vitet e fundit.

Më 30 shtator 2022, një ditë që më vonë u njoh si “E Premtja e Përgjakshme”, të paktën 60 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë protestave të përhapura pas vdekjes së Mahsa Amini, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Ato thanë se forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve nga brenda një stacioni policie në qytet.

Të ngjashme