Në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut po protestohet për rastin e Almirit.
Qindra qytetarë njëzëri kërkojnë drejtësi pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës për ta dërguar në burg efektiv prindin e Almir Aliut, Sedat Aliun bashkë me vëllain e tij Abdulla Aliu dhe kushëririn Sami Demiri, transmeton Klan Kosova.
Protesta po bëhet pasi kjo gjykatë vendosi që babai i Almir Aliut, 4-vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi në korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars.
Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg.