Aksident i rëndë në Kumanovë, një person humb jetën

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes në Kumanovë, kumtuan nga Ndihma Emergjente në Kumanovë.

Nga Ndihma Emergjente shtojnë se personi i lënduar është transferuar për mjekim në klinikat e Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në afërsi të tregut rajonal, transmeton Alsat M

Nga SPB Kumanovë konfirmuan se ka ndodhur një aksident dhe paralajmëruan informacione plotësuese gjatë ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme