Sot në Viti është mbajtur një protestë paqësore me kërkesën e prindërve të Auron Ferizit, 20-vjeçarit që humbi jetën pasi u godit nga një veturë në parkun e qytetit.
Qytetarë të shumtë u bashkuan në marshim duke kërkuar përgjegjësi nga Policia dhe drejtësi nga Gjykata për rastin tragjik.
Aksidenti ndodhi para disa ditësh, kur një 21-vjeçar humbi kontrollin mbi veturën dhe përplasi pesë persona. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, Auron Ferizi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.