Protestë para KEDS-it në Ferizaj, policia: Pjesëmarrësit u shpërndanë të qetë

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e djeshme në Ferizaj është zhvilluar një protestë para KEDS-it.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se protesta ka përfunduar e qetë.

‘’Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 07.04.2026 – 10:00. Rreth 30 qytetarë kanë zhvilluar një protestë të paralajmëruar para selisë e KEDS-it. Rreth orës 10:40 protesta ka përfunduar dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë’’, njofton Policia.

Të ngjashme