Banorët e Lagjes së ”Boshnjakëve” dhe ”2 korriku” në Mitrovicë, kanë protestuar për ajrin e ndotur që sipas tyre po e shkaktojnë fabrikat e riciklimit të vajrave motorike.
Protestuesit doli t’i takoj kryetari Agim Bahtiri i cili u premtoi banorëve që pas 1 jave nëse Ministria e Mjedisit nuk ndërmerr masa do të dal bashkë me ta të protestojnë kudo që ata duan, transmeton Klan Kosova.
Bahtiri tregoi para qytetarëve shkresat që i ka drejtuar ministrisë për tërheqjen e lejes mjedisore për këto fabrika por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Banorët thanë se protestën e radhës do ta bëjnë në Prishtinë.