Protestë për moshapjen e xhamive, besimtarët falen në sheshin para Qeverisë

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 16:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë filluar të mblidhen në shesh të Prishtinës, disa persona, që kanë dalë për të falur namaz në publik, në shenjë proteste për mos hapjen e xhamive, raporton Ekonomia Online.

Kjo është bërë e ditur paraprakisht me anë të një grupi të hapur në Facebook me emrin “Falu n’shesh”.

Në njoftimin e tyre shkruan se në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e dyerve të xhamive edhe pas fillimit të fazës së dytë të masave lehtësuese nga qeveria, këta qytetarë i janë drejtuar organeve gjegjëse për hapjen e xhamive dhe kryerjen e namazit me disa kushtëzime konform situatës epidemiologjike.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/besimtaret-islame-kerkojne-qe-tiu-mundesohet-falja-e-bajramit-nuk-shohin-rrezik-per-shendetin-publik/

Të ngjashme