Aktivistët e “Dhunuesi je ti!” para Qeverisë së Kosovës kanë kënduar himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit “Las tesis” nga Kili – një protestë dhe përpjekje për të ngritur vetëdijen kundër dhunës ndaj grave, raporton Ekonomia Online.
Përmes muzikës, aktivistet kanë përçuar mesazhet në përkrahje të gruas.
Ato kanë fajësuar institucionet e në përgjithësi shtetin për mosdënimin e fajtorëve.
“Është kërcënim, përdhunim e fajin nuk ka qenë i jemi ku jam kanë e çka kam pasur vesh.
“Dhunesi je ti, është policia, gjykata, parlamenti e krejt shteti”.
“Ti grua e dhunuar e qetë nuk mundesh me flej, shteti partiarkal është dhunuesi juaj”, janë disa nga fjalët e dhëna përmes muzikës.