Federatat e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova-FSPE”, kanë protestuar për largimin nga puna e KEDS-it, raporton Ekonomia Online.
Rashit Gashi, sekretar i Federatave të Sindikatave të Pavarura, tha se përmes kësaj proteste po shprehin pakënaqësisë për largimin e padrejtë nga puna. Rashiti thotë se 300 punëtor janë larguar deri më tani nga KEDS-i.
“Sot kur duhet të jenë të gjithë kolegët e mi sindikalë nuk është asnjëri nga 7 sindikatat nuk është këtu për të protestuar, disa janë të kërcënuar nga frika se mos sulmohen, disa edhe nga lakmia. Një shtet ku sulmohet sindikata atëherë ku mund të gjejë guxim një punëtor të shprehë pakënaqësitë e tyre”.
“Kjo formë përveç që është antiligjore edhe në cilësinë e sekretarit më mohohet e drejta ta ushtojë profesionin brenda punës”.
“Rreth 200 mijë euro kemi heq dore për paga vetëm që të mos largohen punëtorët prej pune. Ma e keqja është se punëtorët po zëvendësohen me familjarë te kryeprokurorëve të shtetit. Edhe punëtorët e kompanisë Devolli po punësohen në KEDS”.
Nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar edhe protesta të tjera.
“Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e tanishme. Në Kosovë sikur kanë filluar nga këto largime nga puna. E kemi rastin e punëtorëve të aeroportit dhe të KEK-ut që janë pasivizuar”.
“Deri me tani kemi pasur premtime që do të shtohet Inspektorati i Punë, se do të bëhet Gjykata e Punë nga institucione”.
“KEDS-i i ndëshkon edhe qytetarët dhe jo vetëm punëtorët e tyre. Të gjithë këta që janë këtu dhe janë të gatshëm të protestojnë mirëpo pa largimin nga puna”.
Nënkryetari i Postës së Telekomit, Lamih Balaj, ka paralajmëruar se do t’i bllokojnë institucionet nëse është e nevojshme.
“Ne jemi më të gjithë punëtorët dhe ty. Nëse është nevoja me i paralizuar institucionet jemi të gjitha bashkë, mirëpo nuk do t’i lëmë fëmijët pa bukë”.
Adem Gashi, kryetar i Sindikatës së KOSST-it, ka kërkuar që të larguarit të kthehen s amë parë në punë.
“Iu bëjë thirrje institucioneve që të mbrojë të drejtat e punëtorët e sindikalistëve. Ne kërkojmë që kthehen sa më parë në punë”.
Rinor Mehmeti, nga shoqëria civile ka kërkuar më shumë rezistencë në prag të 1 Majit Ditës së Punëtorëve.