Gjysmë ore para se seanca e Kuvendit të Kosovës të fillojë për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithë-popullore për kundërshtimin e kësaj marrëveshje.
Zyrtarë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore, derisa do të kërkojnë t’i thuhet jo ratifikimit të kësaj marrëveshje, e cila sipas tyre cenon integritetin territorial të vendit.
Protesta do të fillojë sot në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.