Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit kanë protestuar këtë të enjte.
Sipas tyre ekskavatorët e KEK-ut po vazhdojnë punën dhe janë afruar shumë afër shtëpive në të cilat këta banojnë, njofton Klan Kosova.
Ata thonë se ndjehen të rrezikuar teksa shohin në afërsi prej 50 metrave gërryerjet e ekskavatorëve.
Ndryshe banorët u ankuan numri i shtëpive që kanë arrit marrëveshje me KEK-un është i vogël. Ata shtuan se nuk e kanë ndërmend t’i lëshojnë shtëpitë derisa ato dhe pronat e tyre të vlerësohen dinjitetshëm.