Një grup infermierësh të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë protestuar para Klinikës së Kirurgjisë, raporton Ekonomia Online.
Infermieri, Enlirat Duraku ka listuar kërkesat e tyre duke filluar nga rritja e pagesës për ndërrimin të natës nga 18 euro në 36, pagesën gjatë vikendeve dhe orë shtesë siç u paguhen edhe mjekëve dhe atë të rrezikshmërisë në punë.
Duraku ka treguar se këto kërkesa janë paraqitur para Qeverisë që nga viti 2019.
“Është një numër i vogël i infermierëve që kanë dal dhe kjo për dy mundësi, njëra është që infermieri është i mbingarkuar me punë dhe nuk mundet në çdo kohë ta lë vendin e punës e të dalë në një protestë të thirrur. E dyta është sabotimi përmes akterëve të brendshëm që mendojnë se me fotografi mundem me rregulluar çështje dhe problematika të infermierëve”.
“Protesta është e thirrur për pagesat e ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36, pagesën gjatë vikendeve dhe orë shtesë siç u paguhen edhe mjekëve dhe atë të rrezikshmërisë në punë”, është shprehur ai.
“Mëto kërkesa janë që nga tetori i vitit 2019 ku secila qeveri i ka pasur në tavolinë ato por kanë zgjedhur injorimin e kërkesave tona”.
“Sot është dita e tretë e grevës së urisë sime. U bëjnë thirrje Kurtit, Vitisë e Kollçakut që deri dje ata kanë kërkuar drejtësi prej dikujt për vdekjen e Astritit kurse nesër dikush ka me ju kërkuar bash këtyre llogari sepse shteti po më vret mua duke i injoruar kërkesat e mija. Unë nuk do ta ndal grevën edhe nëse pasojat janë fatale”, ka shtuar ai.
Poashtu Duraku ka treguar se vlera e plotë e realizimit të kërkesës së tyre i kushton buxhetit të vendit 1 milionë e 700 mijë euro, raporton EO.
“Kuvendi derisa ka buxhet me nda pare për kafe e për rrymë të minoriteteve duhet të ketë edhe për infermierët”.
“1 milionë e 700 mijë euro është shuma e plotë që i kushton shtetit për realizimin e kësaj kërkese për të gjithë komunitetin e infermierëve”, ka përfunduar ai.